Misioni i VEF është

Të sjellë një jetë të re për vendet përgjatë VE, në mënyrë që përseri kjo rrugë të bëhet dhe të sherbejë për të lidhur njerëzit nëpermjet kontakteve dhe shkëmbimit të njohurive, ideve dhe kulturës.
Ana konkrete e këtij qëllimi është ndihma nëpermjet zhvillimit të VE si nje rrugë ndër rajonale udhetimi për eskursione ose marshime me kembe apo me kafshe .Ndërsa ana relative është nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis njerëzve, organizatave dhe ekspertëve të përfshirë në VE.
Të gjitha aktivitet e VEF kanë një qëllim të përbashkët: Zhvillimin  e mëtejshem social – ekonomik të vendeve përgjatë VE dhe ajo që është më kryesorja miqësine dhe paqen duke lidhur popujt e këtyre vendeve.

Qellimet e VEF:

  1. Të nxisë mirëkuptimin reciprok midis popujve të rajonit ku kalon rruga VE, duke përfshirë dhe minoritetet.
  2. Të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave rurale nëpërmjet mbështetjes së turizmit kulturor.
  3. Të përfshijë në mënyrë të vecantë minoritetet dhe gratë në kete zhvillim.
  4. Të ruajë trashegiminë  e përbashkët kulturore të VE.
  5. Të shpërndajë njohuritë rreth VE, rajonit dhe publikut të gjerë të Europës dhe më tutje.
  6. Të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar për të ruajtur VE dhe monumentet e saj.
  7. Të sjellë shkencëtarë të disiplinave të ndryshme së bashku në një kërkim, diskutim dhe shkëmbim informacioni ndër rajonal.
  8. Të nxise bashkepunimin  e rajonit në fushat e historisë, ambjentit, edukimit dhe paqes.
  9. Të nxisë bashkepunimin e rajonit në kulture dhe projekti arti.

Parimet e VEF:

  • Kjo nuk është rruga jonë, as pronë e dikujt tjetër. VE është pjese e trashegimisë kulturore të perbashkët, një pasuri e thesar që duhet mbrojtur dhe ruajtur.
  • Komunikimi dhe rregullimi me popullsinë lokale, organizatat lokale mbi baza të bararbarta.
  • Respekti për ambjentin natyror dhe kulturor.
  • VEF është një organizatë jofitimprurese.
  • Bashkëpunimi, mbështetja për njeri-tjetrin dhe transparenca në të gjitha nivelet e organizimit.
  • Talentet e ndryshme dhe kontributet janë të vlerësueshme në VEF.
  • Vendimet e rendësishme rreth VE do të jenë të mbeshtetura sa më shumë që të jetë e mundur në kërkimin shkencor.
  • Materialet historike edukuese do të mbeshteten në historinë e përbashkët.
  • Përqendrimi i vemendjes në aktivitete ndër rajonale dhe jo vetëm në ato lokale.
  • Projektet janë të perballuara dhe të mbështetura në interesat reale dhe angazhimin për rajonin e VE
  • Nxitja e krijueshmërise dhe vullnetit në të gjitha nivelet dhe nënprojektet.

Shembuj se cfarë mund të bëjë VEF:

  • Një libër apo dokumentar rreth jetës përgjatë shtrirjes së VE.
  • WMbështetjen dhe nxitjen e inisiativave lokale të biznesit të vogël; si krijimin e Hoteleve të vogla tip Hani ku mund tu sherbehet njerëzve për të ngrenë dhe fjetur si dhe për të qenë në të njejtën kohë dhe vend qëndrimi dhe ushqimi për kafshet.
  • Programe rinore të shkembimit  ndër rajonal.
  • Krijimin e një baze të dhenash të perbashkëta në lidhje me arkeologjine e VE.
  • Krijimin e një baze të dhenash të perbashkëta në lidhje me arkeologjine e VE.
  • Organizimi i konferencave dhe takimeve.
  • Zhvillimin e materialeve edukuese, mbështetur në historine e përbashkët të rajonit ku shtrihet VE.
  • Organizimin e koncerteve me musikantë nga të gjitha vendet e rajonit ku shtrihet VE.
  • Organizimi i një ekspozite lëvizëse  në vendet e rajonit rreth historisë së VE.

Shembuj se cfarë nuk mund tëbëjë VEF:

  • Nuk organizojm ngjarje turistike
  • Nuk financojm organizata
  • Nuk i imponojme projekte popullsise lokale kundër dëshirës së tyre.
  • Nuk pajtohemi me ide apo organizata nacionaliste.
  • Jemi asnjanës, nuk mbajmë anën e askujt, në konfliktet midis popujve

Theksojme: Qëllimi i gjithë kësaj ndërmarje shkencore, humane dhe kulturore është kontribimi në zhvillimin e rajonit për gjatë shtrirjes së VE dhe se fundmi miqësia, paqja  duke i lidhur njerëzit nëpërmjet kësaj rruge.