Via Egnatia ka qenë në kuptimin më të plotë të fjalës, një rrugë, e cila lidhte Perëndimin me pjesën lindore të Perandorisë Romake.E ndërtuar në shek III para lindjes së Krishtit( në kohën e Konsullit Egnatius), si një zgjatim I Rruges Apia në Rome, ajo përshkonte Ballkanin duke filluar nga Durrësi (Dyrrachium) në Shqiperi, duke vazhduar nëpër Maqedoni dhe Greqine veriore përgjatë gjithë rrugës qe perfundonte në Stamboll (Byzantium)në Turqi.
Fillimisht një rruge per qëllime ushtarake, më tej ajo sherbeu për funksione ekonomike dhe shoqërore për me shumë se 2 mijevjecare.Pas rënjes së Perandorisë Romake, Bizantinët e përdoren dhe mbrojten këtë rrugë. Mbas tyre erdhën Otomanët, të cilët gjithashtu e përdoren, për të dërguar taksambledhesit dhe karvanet e tregtarëve nëpërmjet saj.
Përdorur nga ushtaret dhe më vonë nga prijësit e kryqezatave, predikuesit dhe kacakët, tregtarët dhe fshatarët si një rrugë që të conte ne tregjet lokale, nga taksambledhesit, karvanet me mbi 200 mushka dhe gomere, ngarkuar me lekurë, verera,dru dhe squfur, kjo rruge ka sherbyer si per qellime lokale ashtu dhe nder rajonale. Shume grupe te ndryshme etnike e ndërtuan dhe e përdoren Via Egnatia-n, takuan njëri tjetrin për gjatë saj në udhëtimet në kembe apo me kafshë që bënin, në vend qëndrimet e karvaneve. Grekë dhe Izraelitë, Vlleh dhe Bullgarë, Turq, Venecianë, Egjyptianë dhe Romakë. Ajo u sherbeu emigrantëve edhe në kohët moderne Psh Evros- Grekerve të cilët lanë vendin e tyre në vitet gjashtëdhjetë dhe më pas shumë prej tyre u rikthyen dekadën e fundit. Kështu VE – me intervale për shkak të shqetësimeve politike apo gjeografike ka qenë një autostrade e vertetë Trans- Ballkanike.