Të sjellë një jetë të re për vendet përgjatë VE, në mënyrë që përseri kjo rrugë të bëhet dhe të sherbejë për të lidhur njerëzit nëpermjet kontakteve dhe shkëmbimit të njohurive, ideve dhe kulturës.
Ana konkrete e këtij qëllimi është ndihma nëpermjet zhvillimit të VE si nje rrugë ndër rajonale udhetimi për eskursione ose marshime me kembe apo me kafshe .Ndërsa ana relative është nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis njerëzve, organizatave dhe ekspertëve të përfshirë në VE.
Të gjitha aktivitet e VEF kanë një qëllim të përbashkët: Zhvillimin e mëtejshem social – ekonomik të vendeve përgjatë VE dhe ajo që është më kryesorja miqësine dhe paqen duke lidhur popujt e këtyre vendeve.
Qellimet e VEF:
Parimet e VEF:
Shembuj se cfarë mund të bëjë VEF:
Shembuj se cfarë nuk mund tëbëjë VEF:
Theksojme: Qëllimi i gjithë kësaj ndërmarje shkencore, humane dhe kulturore është kontribimi në zhvillimin e rajonit për gjatë shtrirjes së VE dhe se fundmi miqësia, paqja duke i lidhur njerëzit nëpërmjet kësaj rruge.
VEF ka për qëllim të ngjallë interesin për rajonit përgjatë VE(Via Egnatia) duke kontribuar keshtu në zhvillimin e këtij rajoni. Zyrtarisht objektivat e VEF janë të qarta: ”Të nise ngjalljen e interesit për rajonin përgjatë shtrirjes së kësaj rruge në aspektin kulturor, ekonomik e social, nëpërmjet publikimeve, kërkimeve, edukimit, restaurimit dhe mjeteve të tjera, të cilat nxisin më tej ketë interes dhezhvillim”
Shkurtimisht VEF përfaqëson një mundësi Lidhje dhe Shkembimi, në aspektin e njohurive dhe materialeve kulturore midis popujve që jetojnë përgjatë shtrirjes së VE, dhe në të njejtën kohë midis ketyre popujve dhe atyre te Europes Perendimore. VEF dëshiron të iniciojë një process kërkimi, eksplorimi dhe dialogu përgjate intererarit të rrugës VE dhe ta bëj të ditur ketë nëpërmjet raporteve. Vemendje do ti perkushtohet jetës përgjate kësaj rruge në aspektin e tregtisë, gjuhës, besimit fetar, artit dhe muzikës. Këto tema do të eksplorohen nëpermjet intervistave me njerëzit lokale dhe duke kërkuar në të njejtën kohë dhe në burime historike.të tjera të ndryshme. Prandaj kjo Rruge është një shembull dhe simbol i bashkëveprimit. Ne shpresojme të iniciojmë një process të vazhdueshëm të zhvillimit dhe të bashkëpunimit duke frymëzuar një jete të re kësisoj nëpërmjet kësaj rruge të vjetër. Për këte do të ketë shumë takime, libra, dokumentarë, koncerte dhe ekspozita.Do të ketë kërkime shkencore dhe konferenca. Gjithashtu do të ketë dhe shume udhëtime më kembë apo me kuaj, si dhe me mjete të tjera për gjatë shtrirjes se VE.
Fondacioni ka fituar mbështetjen dhe bashkëpunimin entuziast të ekspertëve dhe shkencëtarëve të aspekteve të ndryshme të jetës sociale, historike, dhe kulturore në vendet të cilat mbulojnë ketë rrugë (shiko rubriken Pjesëmarrësit ).
Për t.i qartësuar gjërat: I gjithë ky aktiviteti i VEF nuk është një ndërmarje tregtare, fitim prurëse .Ne jemi një Fondacion, ku nuk ka përfitime financiare personale për asnjë nga pjesëmarrësit..As me pak ndonjë qellim aktiviteti turistik. Qëllimi yne i vetem është shkëmbimi dhe zhvillimi , Dhe aq më tepër Ne nuk kemi qëllime politike .Ne nuk mbajmë anën e askujt. Qëllimi ynë është bashkëpunimi ndër rajonal, shmangja e përplasjeve të dyanshme dhe përqendrimi në vend të tyre, tek interesat reciproke të popujve pergjatë shtrirjes së kësaj rruge. Objektivi përfundimtar I gjithe ketyre aktiviteteve është që VEF të nxisë te njohjen, vlefshmerinë e harmonise kulturore si edhe të respektimit të llojshmërisë etno-kulturore të këtij rajoni.
Aktivitetet e VEF janë mbështetur përzemërsisht nga Z. Max van der Stoel, ish Minister I Punëve të Jashtme dhe Komisioner I parë për cështjen e minoriteteve për OVSE, Këshilltar për EU, në cështjet e politikës dhe sigurisë së përbashkët dhe nga Z. Roland Bimo Ambasadori shqiptar në Hollandë.
Via Egnatia ka qenë në kuptimin më të plotë të fjalës, një rrugë, e cila lidhte Perëndimin me pjesën lindore të Perandorisë Romake.E ndërtuar në shek III para lindjes së Krishtit( në kohën e Konsullit Egnatius), si një zgjatim I Rruges Apia në Rome, ajo përshkonte Ballkanin duke filluar nga Durrësi (Dyrrachium) në Shqiperi, duke vazhduar nëpër Maqedoni dhe Greqine veriore përgjatë gjithë rrugës qe perfundonte në Stamboll (Byzantium)në Turqi.
Fillimisht një rruge per qëllime ushtarake, më tej ajo sherbeu për funksione ekonomike dhe shoqërore për me shumë se 2 mijevjecare.Pas rënjes së Perandorisë Romake, Bizantinët e përdoren dhe mbrojten këtë rrugë. Mbas tyre erdhën Otomanët, të cilët gjithashtu e përdoren, për të dërguar taksambledhesit dhe karvanet e tregtarëve nëpërmjet saj.
Përdorur nga ushtaret dhe më vonë nga prijësit e kryqezatave, predikuesit dhe kacakët, tregtarët dhe fshatarët si një rrugë që të conte ne tregjet lokale, nga taksambledhesit, karvanet me mbi 200 mushka dhe gomere, ngarkuar me lekurë, verera,dru dhe squfur, kjo rruge ka sherbyer si per qellime lokale ashtu dhe nder rajonale. Shume grupe te ndryshme etnike e ndërtuan dhe e përdoren Via Egnatia-n, takuan njëri tjetrin për gjatë saj në udhëtimet në kembe apo me kafshë që bënin, në vend qëndrimet e karvaneve. Grekë dhe Izraelitë, Vlleh dhe Bullgarë, Turq, Venecianë, Egjyptianë dhe Romakë. Ajo u sherbeu emigrantëve edhe në kohët moderne Psh Evros- Grekerve të cilët lanë vendin e tyre në vitet gjashtëdhjetë dhe më pas shumë prej tyre u rikthyen dekadën e fundit. Kështu VE – me intervale për shkak të shqetësimeve politike apo gjeografike ka qenë një autostrade e vertetë Trans- Ballkanike.